Berisha ndjek nga podiumi sulmin me molotov ndaj kryeministrisë, protestuesit nisen drejt Kuvendit
Pas protestës te Kryeministria, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të drejtohen drejt Kuvendit të Shqipërisë. Pak pas mbarimit të fjalës së Sali Berishës, protestuesit kanë hedhur molotov drejt Kryeministrisë, ndërsa një efektiv policie është përfshirë nga flakët. E gjithë skena e hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë është ndjekur nga kryedemokrati Sali Berisha nga podiumi, ku ndodhej gjatë protestës. Pas përplasjeve që zgjatën disa minuta, protestuesve u është bërë thirrje të drejtohen drejt Kuvendit.
Burimi:
vizionplus.tv