Berisha: Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën nuk e largojnë as të huajt dhe as drejtësia, por …
Në fjalën e mbajtur dje në tryezën me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe intelektualët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi situatën politike, institucionale dhe shoqërore në Shqipëri si një nga momentet më kritike në historinë moderne të vendit, duke e konsideruar këtë takim si ‘një moment përcaktues për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë sonë’. Në hyrje të fjalës, lideri i PD-së, theksoi nevojën për një front të përbashkët opozitar dhe qytetar, duke deklaruar se ‘konkluzioni i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur dhe përgjegjësia më e vërtetë para vendit dhe kombit’. Gjatë fjalës së mbajtur, kryedemokrati Berisha ushpreh se, Shqipëria tani cilësohet si narkoshtet në arenën ndërkombëtare. Berisha...
Burimi:
sot.com.al