Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përçuar një mesazh për qytetarët, përmes një postimi në X, Berisha shprehet se sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Berisha e cilëson këtë ditë si ditën e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë. “Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.
Burimi:
opinion.al