Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës

Sali Berisha thotë se PD i ka ‘dyert’ e hapura për bashkëpunim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, por shton se ambiguiteti tregon se po bëjnë opozitë të opozitës. Berisha thotë se krahasimi që bëjnë Lapaj dhe Shehaj midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës. Berisha ka marrë si shembull Endrit Shabanin, për të cilin tha se ‘përfundoi në gjirin e Ramës’. “Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë. Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal. Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur...