Berisha mbrohet për “Partizanin”, avokatët: Nuk mund të fajësohet për vendimet e Këshillit të Ministrave

Berisha mbrohet për “Partizanin”, avokatët: Nuk mund të fajësohet për vendimet e Këshillit të Ministrave

Sali Berisha argumentoi pafajësinë e tij në Gjykatën e Posaçme. Përmes përfaqësuesve të tij ligjor, për togat e zeza, ai parashtroi argumentet kundër Prokurorisë së Posaçme për akuzën e korrupsionit që rëndon ndaj tij për kohën kur ishte kryeministër. Tre janë shtyllat ku e bazojnë avokatët mbrojtjen. Berisha nuk mund të vihet nën akuzë sipas tyre për një vendim që është kolegjial. Pra një vendim i Këshillit të Ministrave nuk mund të bëjë me faj një kryeministër, pasi është i përbashkët, po ashtu edhe aktet nuk janë individuale. Kështu SPAK sipas tyre është nën tejkalim kompencash sepse nuk mund të vlerësojë bazën ligjore për VKM-të apo politikat që ndjek një qeveri. Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Së dyti në optikën e avokatëve, SPAK e...