Berisha mbledh të shtunën Kryesinë e PD-së, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

Berisha mbledh të shtunën Kryesinë e PD-së, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

Pas takimit të sotëm të kryedemokratit Berisha me aktorë të shoqërisë civile si dhe me parti të vogla opozitare, ditën e nesërme PD do të mbledhë Kryesinë në selinë blu. Berisha pritet të diskutojë me Kryesinë datën e protestës së radhës kombëtare. Gjithashtu në njoftimin e ndarë me anëtarët e tjerë të Kryesisë, në rendin e ditës është caktuar të flitet për hapat e radhës së opozitës, në fokus të së cilës është krijimi i një qeverie teknike, që do i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në vend. Mbledhja do të nisë në 13:00.