Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin. Ky takim kishte në fokus përgatitjet që PD po bën për protestën e 24 janarit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ky vit do të jetë viti i rrëzimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Teksa e cilësoi Ramën si një demon të pushtetit, Berisha shtoi se PD arriti t’i faktojë botës lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar. Pjesë nga fjala e Berishës: Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar...
Burimi:
opinion.al