Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00. Mësohet se ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve. Kujtojmë se protesta e mëparshme e organizuar e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh. Partia Demokratike veç protestave kombëtare, ka zhvilluar edhe protesta më të vogla para Kryeministrisë, të cilat kanë pasur stilin e ‘Foltoreve’ Berisha dhe PD kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste terrenin për zgjedhje të parakohshme.
Burimi:
opinion.al