Berisha-mazhorancës: 20 shkurti do të jetë fundi juaj, qytetarët do t’iu hedhin në Lanë

Berisha-mazhorancës: 20 shkurti do të jetë fundi juaj, qytetarët do t’iu hedhin në Lanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar protestën e opozitës, e cila u mbajt para Kryeministrisë më 10 shkurt. Lidhur me protestën e radhës, që pritet të zhvillohet më 20 shkurt, Berisha deklaroi se kjo datë do të shënojë “fundin e tiranisë”. “Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi. 20 shkurti do të jetë fundi juaj. 20 shkurti është dita kur shqiptarët përmbysin tiraninë. Ftoj qytetarët shqiptarë t’ua hedhin në Lanë këto imunitete hajdutëve dhe bashkë me to edhe vetë hajdutët”, u shpreh Berisha. Më 10 shkurt, për më shumë se tre orë, opozita protestoi para Kryeministrisë. Në përfundim të fjalës së Sali Berishës, disa protestues hodhën molotov në drejtim të godinës së qeverisë....