Berisha: Lubi Balluku ka vjedhur miliarda me Ramën, ai i gatshëm për ta mbrojtur!

Berisha: Lubi Balluku ka vjedhur miliarda me Ramën, ai i gatshëm për ta mbrojtur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë në Tiranë, ka artikuluar akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit, duke bërë thirrje për protesta të vazhdueshme deri në ndryshimin e situatës politike. Në një deklaratë me tone të forta, Berisha u shpreh se lëvizja e opozitës nuk është një “ndeshje futbolli”, por një betejë që, sipas tij, nuk mund të ndalet. “Kryengritja jonë nuk është ndeshje futbolli, por nuk ka forcë në botë ta ndalë të shkojë në fitore,” deklaroi ai. Duke iu referuar besimit të qytetarëve te drejtësia, Berisha tha se shqiptarët kishin vendosur shpresa të mëdha te SPAK, edhe pse ai vetë e ka kritikuar këtë institucion vazhdimisht.     “Qytetarët shqiptarë, me...