Berisha: Kush mendon se Ramën e heqin amerikanët gabon! Protestat e PD do të vazhdojnë, data e rinisjes përcaktohet nga Kryesia

Berisha: Kush mendon se Ramën e heqin amerikanët gabon! Protestat e PD do të vazhdojnë, data e rinisjes përcaktohet nga Kryesia

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së PD se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Ramës nga pushteti. Ai iu përgjigj dhe zërave se Ramën mund ta largojnë partnerët ndërkombëtarë duke i cilësuar iluzione. “Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur. Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron”, tha Berisha. Më tej ai u shpreh se gjatë mbledhjes së Kryesisë do të përcaktohet dhe...