Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer nga samiti i PPE, ku sipas tij PD ka marrë mbështetje të plotë. Në një dalje për median, kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme, në një “kryengritje më të fuqishme paqësore”. “Ajo që mund t’u them qytetarëve është se njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkoshtet apo një narkodiktaturë dhe Edi Rama sot është një diktator në rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Berisha. Sipas tij, mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, nga liderët e këtyre partive, nga partitë e mëdha, CDU dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë. “Diskutuam...