Berisha: Kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

Berisha: Kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionarë të pamposhtur të shpëtimit të Shqipërisë. Misionarë të pamposhtur të qëndresës ndaj një regjimi që vjedh, varfëron, poshtëron, përzë nga Shqipëria çdo orë, çdo ditë, qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik, nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi, kundër kësaj të keqe që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë. Dhe një përshëndetje të veçantë për ata dhjetëra mijëra protestues që shndërruan 20 shkurtin e vitit 2026 në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. 20 shkurti 2026 ishte dita e triumfit tuaj. Ishte dita e triumfit të idealeve demokratike. Dita e triumfit të guximit qytetar. Dita e...