Berisha komenton thirrje e KE: I tha sot kryehajdutit se nuk do e pengosh kurrë drejtësinë
Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehu mirënjohje ndaj Komisionin Europian. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, e cila do të mbahet ditën e nesërme. Lideri demokrat tha se Komisionit Europian i tha ditën e sotme Ramës, të cilit iu referua me emrin ‘kryehajdut’, se nuk mund ta pengojë drejtësinë. Sali Berisha: Nesër, u bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit...
Burimi:
ntv.al