Berisha kërkon një tjetër mandat: Rikandidimi im për Kryetar nuk bie ndesh me statutin e PD

Berisha kërkon një tjetër mandat: Rikandidimi im për Kryetar nuk bie ndesh me statutin e PD

Më 23 maj, Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin dhe lideri historik, Sali Berisha, do të jetë sërish kandidat. Sali Berisha, i cili është ndër themeluesit e PD-së, ka drejtuar këtë forcë politike për 21 vite me radhë dhe sot, para gazetarëve, nuk hezitoi të konfirmojë se do të kërkojë një mandat të ri 4-vjeçar. “A mund të më thuash pak, kush të tha ty që jo njëherë? Si e bën këtë pyetje? Kaq përgjigje.” Me iniciativën e vet Berishës, në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021, në statutin e Partisë Demokratike u vendos një pikë e cila garantonte largimin e kryetarit të partisë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ky nen sanksionon: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për...