Berisha kërcënon Ramën: Nëse unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel

Berisha kërcënon Ramën: Nëse unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel

Në mbylljen e protestës ku PD dhe qytetarët marshuan në “pikat më të korruptuara”, Sali Berisha tha se i kallën tmerrin Ramës. Më tej ai tha për gazetarët se nëse u thotë protestuesve të shkojnë tek banesa e Edi Ramës, ata shkojnë në Surrel për 25 minuta. “Shi triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë do të shkruhet me gërma të arta. I kallët tmerrin Ramës. tubimi do vijojë deri në fitore. Nëse unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel”, tha Berisha.