“Berisha ka zbutur gjuhën ndaj SPAK”, gazetari: Pse Rama po përplaset me sistemin e drejtësisë
Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se skena politike shqiptare po përjeton një përmbysje rolesh sa i takon qëndrimit ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK-ut. Ai tha se kryeministri Edi Rama po shfaqet gjithnjë e më kritik, ndërsa kreu i opozitës, Sali Berisha, ka zbutur ndjeshëm gjuhën e tij.Teksa te deklarata e fundit e Ramës, i cili paralajmëroi rishikimin e reformës në drejtësi, këtë herë jo me modelin amerikan, por me atë francez, deklaroi se ky është një sinjal i qartë përplasjeje mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Koka theksoi se Berisha, dikur një nga kritikët më të ashpër të SPAK-ut, sot ka ndryshuar qasje.“Berisha e ka latuar gjuhën ndaj SPAK-ut. Ai e ka ndarë konfliktin personal me Altin Dumanin nga qëndrimi ndaj institucionit dhe sot...
Burimi:
sot.com.al