“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi sot SPAK-ut të nisë hetimin për privatizimin e katër hidrocentraleve gjatë qeverisjes së Sali Berisha. Ai deklaroi se nëse Prokuroria e Posaçme dëshiron të luftojë korrupsionin, duhet të hetojë privatizimin e hidrocentraleve: Hidrocentrali i Shkopetit, Hidrocentrali i Ulzës, Hidrocentrali i Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se privatizimit i hidrocentraleve u bë në vitin 2013, kohë që përkon me humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike. Ai tha se këto hidrocentrale u janë dhënë njerëzve të afërt, dhe biznesmenëve që janë pranë familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. “Bëhet fjalë për privatizimin e katër hidrocentraleve të parë, që i ka bërë Berisha në fund të mandatit të tij. Në 2013,...