BERISHA KA FILLUAR TE MENDOJE TE LARGOHET

BERISHA KA FILLUAR TE MENDOJE TE LARGOHET

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një lidhje direkte u shpreh se Sali Berisha ka nisur të mendojë largimin nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sipas Demirajt, Berisha nuk duhet të tërhiqet në këtë fazë, pasi një lëvizje e tillë mund të sjellë rrezik për shpërbërjen e PD-së. Ai theksoi se brenda Partisë Demokratike ka mbi 10 figura që synojnë postin e kryetarit, ndërsa kërkoi edhe një “operacion fshesa” në parti, duke i cilësuar një pjesë të drejtuesve aktualë si figura që duhej të ishin larguar prej kohësh nga jeta aktive politike. “Partia Demokratike, u bënë afërsisht 33 vite që drejtohet nga doktor Sali Berisha dhe përfaqësuesit e tij. Një pjesë e madhe e përfaqësuesve në Parlamentin shqiptar janë njerëz të cilët duhet të ishin pensionuar....