Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

Berisha i jep ‘strategjinë’ partive opozitare: Ministrat sulmojini me vezë dhe domate! Ata e kanë fajin për…

Teksa kërkoi edhe një herë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë drejtpërdrejt ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. Këto deklarata ai i bëri gjatë tryezës politike me opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të thirrur prej tij. “Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, u shpreh Berisha në tryezë, duke ia atribuar përgjegjësinë për përmbytjet qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të situatës. Tryeza u zhvillua pa praninë e disa forcave politike të reja. Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” refuzuan ftesën për të marrë pjesë. Deklaratat...