Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestuesve të thirrur para Parlamentit. Sipas Berishës, “Rama shënoi fundin e tij politik”, nga votimi i bërë sot në Kuvend për çështjen Balluku. “Të dashur miq, Sot, Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, shënoi vetëvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik.Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit.Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun. Votoi për veten e tij. Për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer.Në historinë kombëtare nuk ka pasur njeri me standardet më të ulëta njerëzore se ky njeri“, u shpreh ai. Berisha falenderoi protestuesit e ardhur, teksa vijoi me akuzat ndaj kreut...