Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
BERISHA GODET FUQISHËM: Balluku pronare e 300 apartamenteve dhe 2 jahteve
Kreu i demokratëve doli këtë të shtunë në një komunikim online më ndjekësit e tij virtualë, duke iu përgjigjur pyetjeve që ata i adresonin. Në lidhje me hetimet që po kryhen për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ai deklaroi se kjo e fundit po mbrohet nga Edi Rama. “Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj. Ky është një proces shumë i vështirë, proces në vazhdim, në të cilin Lubi Balluku po mbrohet nga Edi Rama në mënyrë që të prishë çdo lloj dokumentacioni, por nuk ka...