“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit në opozitë dhe rolin e Sali Berishës në skenën politike shqiptare. Sipas Bejkos, retorika e Berishës ndaj demokratëve synon vetëm mobilizimin e tyre artificial, ndërsa në realitet ai ka dështuar të prodhojë rezultate konkrete politike. Analisti theksoi se veprimet e fundit të Berishës, përfshirë raportin me faktorin ndërkombëtar, kanë çuar në legjitimimin e kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar gjithë narrativën e ndërtuar më herët nga opozita. Bejko e cilësoi situatën si të dëmshme për Partinë Demokratike dhe vlerësoi se kriza aktuale brenda saj kërkon reflektim dhe ndryshim lidershipi. “Berisha u hedh gënjeshtra demokratëve, që t’i mbajë të karikuar, që të mos i lënë sheshin bosh. Berisha jo...