“Berisha funksionon vetëm me militantët”/ Protesta, gazetari: Zhurma bën lajm, por nuk e sjell Saliun në pushtet
Gazetari Artur Nura tha se mungesa e pjesëmarrjes masive në protesta e ka shtyrë Berishën drejt përdorimit të dhunës dhe molotovëve për të kompensuar mbështetjen që i mungon. Sipas tij, pa përfshirjen e qytetarëve jomilitantë, PD nuk mund të vijë në pushtet përmes akteve të dhunshme, ndërsa zgjidhja duhet kërkuar përmes strategjive diplomatike dhe reformimit të partisë. Nura theksoi se organet e drejtësisë duhet të identifikojnë dhe të çojnë para ligjit përgjegjësit për përdorimin e molotovëve. “Mungesa e pjesëmarrjes masive e ka detyruar Berishën të përdorë dhunën, zhurmën, molotovët për të kompensuar pjesëmarrjen që i mungon. Ato që thuhen, nëse do të thuheshin nga dikush që nuk ka një të shkuar problematike, mund të merrnin një vlerë më bindëse nga qytetarët. Berisha funksionon vetëm me...
Burimi:
sot.com.al