Berisha fton shqiptarët në protestë: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Berisha fton shqiptarët në protestë: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Kryedemokrati Sali Berisha, ju ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen ditën e nesërme protestës së thirrur nga PD kundër qeverisë. Berisha tha se zëri qytetar do të dëgjohet deri në Bruksel, duke shtuar se asgjë nuk i ndal shqiptarët për të rrëzuar qeverinë. “A ka krim më të shëmtuar se ky? Një popull që vuajti shekuj, një popull që njohu regjimet më çnjerëzore, varfëritë më ekstreme, një popull që priti dhe pret me padurimin më të madh si arritjen e jetës së këtij kombi integrimin në BE, t’ia mbyllim derën tani për vjedhjet që ka bërë Edi Rama, për vjedhjet që ka bërë organizata e tij kriminale. Jo, kurrë. Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para jush, para shqiptarëve se asgjë në...