Berisha: Ftoj qytetarët dhe forcat opozitare në protestë, sot është dita e kthesës së madhe

Berisha: Ftoj qytetarët dhe forcat opozitare në protestë, sot është dita e kthesës së madhe

Kryedemokrati Sali Berisha, pak orë para protestës së thirrur nga PD, ka ftuar qytetarët dhe partitë e tjera opozitare që të bashkohen para Kryeministrisë. Në një deklaratë përpara gazetarëve, Berisha tha se fton çdo forcë opozitare që t’i bashkohet protestës së PD për të përmbysur qeverinë. “22 dhjetori është ditë e shënuar, një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare të bashkohemi sot për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që të na pengojë pa përmbysur regjimin më armiqësor dhe më të keq që shqiptarët kanë njohur. Protesta e sotme do të shënojë kthesën më të madhe, kthesën drejt fitores së çdo qytetari të këtij vendi, për dinjitetin, familjen dhe të ardhmen e tij”, deklaroi Berisha.