Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbrëmjen e djeshme protestuesit triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Komentet Berisha i bëri në një konferencë për mediat, ku tha se protesta nuk kishte asnjë lidhje me godinat e Qeverisë e të Parlamentit, por me keq-qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha teksa e cilësoi tubimin si një protestë të ndërgjegjes qytetare, shtoi gjithashtu se ‘lufta’ e opozitës do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Pjesë nga fjala e Berishës: Mirëdita! Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje për tre orë kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj. Në një protestë të fuqishme qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se...
Burimi:
opinion.al