Berisha fiton betejën ligjore në Kushtetuese, zbardhen argumentet

Berisha fiton betejën ligjore në Kushtetuese, zbardhen argumentet

GJK ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Sali Berishës, për masën e arrestit shtëpiak vendosur ndaj tij nga GJKKO në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit “Partizani”. Në vendim thuhet se gjykatat më të ulëta janë mbështetur në të njëjtat argumente të fazës fillestare, pa paraqitur rrethana apo prova të reja që justifikonin vijimin e një mase kaq kufizuese për disa muaj. Sipas Kushtetueses, pas një periudhe të gjatë zbatimi, “arresti në shtëpi” kishte humbur funksionin e masës së sigurimit dhe ishte kthyer praktikisht në një ndëshkim. Megjithatë, Gjykata nuk shfuqizoi vendimet e mëparshme, pasi masa ndaj Berishës ishte zëvendësuar ndërkohë me “detyrim paraqitjeje”, duke u mjaftuar me konstatimin e shkeljes së të drejtës për liri personale.