“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

Ish-kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në News24,  u shpreh dje se zgjedhja sërish e Berishës në krye të PD, do ta çonte vendin në izolim. Ai tha se kreun e PD nuk e takon asnjë nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të statusit non-grata nga SHBA. Shehi shtoi se ne jemi vend i vogël dhe kemi nevojë për aleatë të mëdhenj. “Ti e izolon Shqipërinë, si do na ndihmosh kundër një “armiku” që ia jep Sazanin dhëndrit të Trump, që ka blerë lobingun ndërkombëtar? Ty [Berishën] s’të pranojnë andej, për çfarë bëjmë luftë ne. Që ia jep Durrësin ca matrapazve arabë, sipas darkave që ka ngrënë Rama nëpër botë. Pse duhet ta bëjmë? Politika ka edhe etikë e moral, pavarësisht se thonë se politika...