“Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte l*vire prokuroren e përgjithshme”, Rama: Njerëzit e drejtësisë paguhen sa frëngu pulën
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar, Rama theksoi se mazhoranca është faktori më i madh mbështetës i reformës në drejtësi dhe i pavarësisë së saj, ndërsa hodhi poshtë çdo pretendim për presion apo ndërhyrje ndaj organeve të reja të drejtësisë. Ai nënvizoi se qeveria nuk do të ndërhyjë kurrë në çështje që i takojnë sistemit gjyqësor, duke shtuar se shpata e drejtësisë i është dorëzuar njëherë e përgjithmonë institucioneve të pavarura. Rama gjithashtu u rikujtoi “njerëzve të drejtësisë” sharjet dhe fyerjet që kanë marrë nga paaradhësi i tij, Sali Berisha si dhe fyerjet aktuale që kreu i PD-së bën ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Rama: Nuk ka asnjë reflektim të...
Burimi:
vizionplus.tv