Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja
Analisti Arben Meçe në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se Sali Berisha duhet t’i hapë rrugë ‘rithemelimit’ të Partisë Demokratike. Gjatë intervistës, ai theksoi se lëvizja e Ervin Salianjit është një zë që pasqyron situatën e vështirë në PD. Më tej theksoi se Berisha e ka kthyer partinë në sektin e tij personal. Sa për protestën, Meçe tha se nuk arriti të mblidhte njerëz, duke treguar edhe braktisjen e madhe të popullit opozitar dhe militantëve. “Salianji, në vetvete është një zë që pasqyron situatën brenda militantëve të PD. Brenda strukturave të PD. Nëse është një pasqyrim i atij realiteti që gërryen nga brenda PD. Rrugëtimi i Salianjit është një debat më tej pastaj. Pra ai po vepron brenda një strukture...