Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit, ka kërkuar vendosjen e një regjimi fiskal të ngjashëm me Kosovën dhe Maqedoninë për çmimin e karburanteve, duke e cilësuar situatën si emergjente. Berisha tha se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është ndikuar nga lufta në Gjirin Persik dhe pasojat e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, si dhe goditja e impianteve të naftës dhe gazit nga Irani. Sipas tij, normalizimi i tregut kërkon javë e muaj, ndërsa qytetarët shqiptarë po përballen me një sistem fiskal “ndëshkues”. Ai akuzoi qeverinë për vendosjen e një takse prej 1.1 euro për litër nafte, duke e cilësuar si më të lartën në botë. “61 përqind e çmimit të naftës e përcakton taksa. Një gjerman shpenzon 1.25% të...
Burimi:
javanews.al