Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi drejtuesin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa se i ka dhënë tenderin 75 milionë euro baxhanakut të kryeministrit Edi Rama, raporton A2CNN. Në deklaratën e sotme për mediat kryedemokrati theksoi edhe një herë se AKSHI është kopshti privat i Ramës. “Në krye të kopshtit privat të tij, AKSHI-t, vendoset famëziu Igli Tafa. Çfarë përfaqëson Igli Tafa? Drejtorin e Sigurisë Kibernetike, i cili është edhe autori i tenderit 75 milionë euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet asnjë punim, asnjë shpenzim, përveç plaçkitjes nga thesari i shtetit të 75 milionë eurove, nga të cilat transhi i fundit prej 25 milionë u lëvrua meurdhër direkt të Edi Ramës nga Ministri...