“Berisha dhe Rama janë në ortakëri”, Mërtiri: Pa njëri-tjetrin, ata nuk do të ishin dot në politikë!
Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një tjetër protestë kundër qeverisë, e shoqëruar nga përplasje dhe akte dhune, një skenar i përsëritur më herët. Analisti Ergys Mërtiri tha se me këtë skenar, opozita nuk ka fituar asgjë kundrejt kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Mërtiri pohoi se ekziston një nivel bashkëpunimi mes Berishës dhe PS-së. Ai shtoi se Rama dhe Berisha, pa njëri-tjetrin, të nuk do të ishin sot në politikë. Analisti theksoi se fokusi i Berishës nuk është rrëzimi i qeverisë, por ruajtja e monopolit brenda PD-së, duke eleminuar çdo kërcënim të mundshëm për pozicionin e tij. INTERVISTA E PLOTË: Partia Demokratike zhvilloi një tjetër protestë kundër qeverisë,...
Burimi:
vizionplus.tv