Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot, më 29 janar, një konferencë për mediat, ku foli për vizitën e tij në Strasburg dhe takimet me drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Berisha u shpreh me tone të forta ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar atë për ndërtimin e një narko-shteti dhe për përfshirje në korrupsion dhe trafik droge. Sipas Berishës, Rama ka dhënë leje ndërtimi për kulla, ku pastrohen para, vetëm që të ketë përfitime në zgjedhje. Ai theksoi se në takimet me drejtues të komisioneve dhe me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u trajtua situata alarmante në Shqipëri. “Falënderova Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që i anuloi Ramës çdo pritje, pasi ai mbajti atje një fjalim të...
Burimi:
javanews.al