Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, i cili deklaroi sot se “nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar”.  Në një postim në facebook, Salianji shkruan se Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD.  “Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje”, thuhet në mesazhin e Salianjit.  Postimi i plotë  Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje....