Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar. E gjithë bota pret nga PD zgjidhje..
Në fjalën e mbajtur dje në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha theksoi rëndësinë e situatës dramatike që sipas tij Shqipëria përjeton nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar çdo ditë të tij në pushtet si një ‘rrezik madhor për çdo shqiptar’. Ai uroi deputetët dhe qytetarët për vitin e ri dhe paralajmëroi se shqiptarët dhe bota presin nga opozita shqiptare zgjidhje për krizën aktuale: ‘Ne nisim këtë vit kur të gjithë shqiptarët, të gjithë miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë presin nga PD, presin nga opozita shqiptare zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri.’ Kryedemokrati Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale për korrupsion dhe papërgjegjshmëri, duke përmendur si shembull katastrofat natyrore të fundit. Ai denoncoi mënyrën se si përmbytjet...
Burimi:
sot.com.al