Berisha: Beteja jonë është vetëm kundër Ramës, i ka ardhur fundi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ai e quajti “sistemit më kleptokratik që ka njohur Shqipëria”. Berisha deklaroi se situata politike në vend është pasojë e veprimeve të kryeministrit, për të cilin tha se “i ka ardhur fundi”. Ai iu referua edhe ngjarjeve të 20 shkurtit 1991, duke theksuar se shqiptarët kanë treguar në të shkuarën se dinë të reagojnë përballë, sipas tij, padrejtësive dhe abuzimeve. Sipas Berishës, opozita nuk po zhvillon betejë për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, por kundër vetë Ramës. “Beteja jonë nuk është për Lubi Ballukun, beteja jonë është kundër Edi Ramës”, u shpreh ai, duke e akuzuar kryeministrin si autor...
Burimi:
vizionplus.tv