Berisha bën thirrje nga Brukseli: Në 22 mars të ngrejmë zërin fuqishëm, sytë e partnerëve europianë janë aty!
Nga samiti i Partisë Popullore Europiane (PPE) në Bruksel, kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri thirrje për mobilizim më 22 mars. Ai u shpreh se sytë dhe mendjet e partnerëve në Europë dhe në botë janë të drejtuar te qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare dhe qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi. Berisha nënvizoi rëndësinë e kësaj date, duke e cilësuar si një moment historik për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngremë zërin paqësisht, duke dërguar mesazhin e protestës në Shqipëri, Europë dhe botë. Lideri i PD-së u takua gjatë samitit me figura të njohura europiane si Ursula von der Leyen dhe kancelari Olaf Scholz, ndërsa shfrytëzoi rastin për të rritur ndërgjegjësimin për situatën politike në Shqipëri. “Të ngremë zërin fuqishëm më 22 mars, sytë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv