Berisha bën premtimin e radhës: Më 20 shkurt misionarët do të shpëtojnë vendin nga narko-regjimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një videomesazh akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të krijojë një mburojë ligjore për të shmangur pezullimin apo ndjekjen penale. Berisha hodhi poshtë pretendimin e Ramës për “funksione të padelegueshme”, duke theksuar se ligji lejon delegimin e kompetencave dhe se ekzistojnë vendime të firmosura nga zëvendësministra me autorizim. Lideri demokrat paralajmëroi se më 20 shkurt qytetarët do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga narko-regjimi i Edi Ramës. Fjala e Berishës Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri,...
Burimi:
ntv.al