Berisha: “Balluku” bllokon integrimin, anëtarët e BE janë të shqetësuar për zvarritjen e kërkesës së SPAK
Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi sot se qasja e mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK-ut për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku po bllokon procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Në një konferencë me gazetarët Berisha deklaroi se disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar për zvarritjen që po i bën PS në parlament kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e numrit 2 te qeverisë duke theksuar se dosja Balluku dhe dosja për tenderat në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit po bllokojnë procesin e integrimit. “Edi Rama në kundërshtim flagrant me të gjitha zotimet që rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai për interesa të pushtetit të tij, për të mbrojtur veten nga krimet e rënda që ka...
Burimi:
vizionplus.tv