Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës
Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha fton qytetaret t’i bashkohen protestës se thirrur nga opozita ne 17 prill. Në një bashkëbisedim me ta ne rrjete sociale, Berisha nuk zbuloi se cila do te jete strategjia e protestës, por tha se partia qe drejton nuk synon te marre pushtetin me dhune, por vetëm përmes zgjedhjeve te lira qe duhet te garantohen sipas tij nga një qeveri teknike. “Ne në asnjë rrethanë, dhe asnjëherë që nga themelimi gjer sot, nuk kemi synuar dhe nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë. Kjo është alternativa jonë dhe ne i qëndrojmë besnik kësaj alternative. Protestat tona sigurisht që nuk kanë realizuar qëllimin madhor të përmbysjes së qeverisë, por kanë arritur diskreditimin më të madh të saj, në tërë qenien e...
Burimi:
javanews.al