Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV
Pavarësisht se ankohet për censurë dhe media të kontrolluara nga qeveria, Sali Berisha rezulton sërish si politikani që dominon hapësirën televizive në vend, bashkë me Partinë Demokratike. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar një raport monitorimi ku rezulton se në muajin dhjetor të vitit 2025, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) ka përfituar 84.20% të kohës totale televizive të dedikuar subjekteve politike në televizionet kombëtare. Në vend të dytë renditet Partia Socialiste (PS) me vetëm 11.14% të kohës televizive, një diferencë shumë e madhe krahasuar me opozitën. Partitë e reja dhe të vogla, nuk figurojnë dhe aq të pranishme në ekranet kombëtare. Koha televizive e: Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) me 2.24%, Partia “Mundësia” me 0.42%, LZHK me 0.76%, Partia e Lirisë (PL) me 0.75%. Këto shifra...
Burimi:
javanews.al