Bëri ankim kushtetues kundër lënies në arrest me burg/ GJK rrëzon ish-ministrin Ilir Beqaj
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen me kërkues ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili kishte paraqitur ankim kushtetues individual kundër vendimeve gjyqësore që caktuan ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”. Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme dhe të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke pretenduar se ato binin në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke kërkuar kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë. Sipas vendimit, ankimi lidhej me masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila në korrik 2024 kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg”, vendim që më pas u la në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë. Në vendimin...
Burimi:
sot.com.al