Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Benet Beci i pandehur/ Boçi: Dorëhiqu! Shkodrës nuk ka ç’i duhet një kryetar që çdo firmë e hedh nën hije dyshimi.
Benet Beci i pandehur/ Boçi: Dorëhiqu! Shkodrës nuk ka ç’i duhet një kryetar që çdo firmë e hedh nën hije dyshimi. Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i kësaj force politike, Luciano Boci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën në Bashkinë Shkodër. Duke ngritur shqetësime për integritetin moral dhe politik të drejtimit vendor, Boci thekson se një kryebashkiak i akuzuar për korrupsion në tendera nuk mund t’i shërbejë qytetit dhe bën thirrje për dorëheqje, në emër të përgjegjësisë politike dhe besimit publik. Postimi i Boçit:A I SHËRBEN SHKODRËS NJË KRYEBASHKIAK I AKUZUAR PËR KORRUPSION NË TENDERA Përgjigjja është sa e thjeshtë, po aq e dhimbshme: Jo! Dhe për të dhënë përgjigje për këtë, nuk duhet diplomë Oksfordi. Çdo njeri...