Benet Beci drejt burgut, SPAK e çon për gjykim bashkë me zyrtarët e KESH, ja akuzat që rëndojnë mbi kreun e Bashkisë…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi ditën e djeshme se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të tij, përfshirë edhe bashkëshorten e Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ndodhet i arrestuar për vepra të tjera penale. SPAK njoftoi se kishte marrë gjithashtu të pandehur për të njëjtën akuzë anëtarët e njësisë së prokurimit të KESH, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Rudin Gjoni, Premtim Dauti e Adela Ruko. Akuzat Sipas njoftimit, Beci akuzohet...
Burimi:
sot.com.al