Benet Beci del nga SPAK pas dy orësh, merret i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera

Benet Beci del nga SPAK pas dy orësh, merret i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, la ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth dy orësh qëndrimi. Beci u paraqit këtë të premte në SPAK në kuadër të hetimeve për procedim të shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim. Në prill të këtij viti ai u mor i pandehur ndërsa në korrik SPAK zgjati hetimet ndaj tij. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).Asokohe ai drejtonte KESH dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.