Bën thirrje për protestë dhe mban të njëjtin qëndrim me maxhorancën, Luan Baçi: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

Bën thirrje për protestë dhe mban të njëjtin qëndrim me maxhorancën, Luan Baçi: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e 24 janarit do të jetë një protestë ndryshe nga të tjerat. Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt, Baçi tha se format dhe mënyrat e të protestuarit do të jenë nga më të ndryshmet. Ai vuri në dukje se asnjë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse. “Kjo do të jetë një stinë protestash, një vazhdimësi protestash, protesta dhe forma nga më të ndryshmet. Format dhe mënyrat nga më të ndryshmet. Asnjë protestë nuk do t’i ngjajë protestave paraardhëse. Do të jetë një formë krejt ndryshe”, theksoi Luan Baçi. Baçi shpjegoi më tej se protesta e 24 janarit si protestë kombëtare është dita e qytetarëve shqiptarë. Sipas Baçit, 24 janari do të jetë në...