“Bëmë gabimet tona”/ Berisha reflekton në ‘Foltore’: Dolëm në opozitë në mënyrë të merituar

“Bëmë gabimet tona”/ Berisha reflekton në ‘Foltore’: Dolëm në opozitë në mënyrë të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të PD-së në Lezhë, ku pranoi gabimet e së kaluarës dhe theksoi se kalimi i partisë në opozitë ishte i merituar. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se gabimet e bëra nga PD nuk kanë qenë të qëllimshme, por kanë ardhur si pasojë e mosdijes. Sipas tij, dorëzimi i pushtetit u interpretua nga kundërshtarët si një dobësi e partisë, duke menduar se PD do të zhdukej nga skena politike. Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, Partia Demokratike vijoi të mbrojë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar, duke mos pranuar kompromise morale. “Ne bëmë gabimet tona dolëm në opozitë në mënyrë të merituar. Gabimet nuk ishin të qëllimshme, ai...