Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar. Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më 20 nëntor 2025 Gjykata e Posaçme pezulloi  nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela u ndalua të dalë nga vendi. Më 31 tetor 2025, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukun për tenderin e  tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë...